Flash News

KRYESORE

Topalli sulmon ashpër politikën dhe flet për një lëvizje të re: 4 ‘shahistët’ po mbajnë peng vendin

Topalli sulmon ashpër politikën dhe flet për një

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka marrë sot Çmimin e Karrierës “Alumni 2019” nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ndërsa gjatë fjalës së saj nuk ngurroi të shigjetojë edhe politikën aktuale.

Që prej distancimit të saj nga politika, Topalli tha se tre vitet e fundit kanë qenë një moment reflektimi, ndërsa tha se në kulmin e karrierës së saj politike e larguan nga politika.

“Kur fitova një eksperiencë të madhe më larguan. më nxorën nga parlamenti kur kisha kompetencat dhe kualifikimet e duhura.

Por kurrë nuk jam dorëzuar kurrë. tre viteve fundit kam patur kohë për reflektim, mbi trishtimin. Gjen veten të lumtur edhe në anonimat. Nuk e di nëse kam bërë zgjidhjet më të mira në jetën profesionale, por po të kthehesha mbrapsht mbase do merresha me teknologjinë e informacionit. Do ja sugjeroja çdo gjimnazisti, meqë politika nuk e ka mendjen atyre do thoja se duhet të ndjekim zhvillimet  kohës. Shqiptarët mund t’ja dalin”, tha Topalli.

Ajo sulmoi 4 drejtuesit kryesor të politikës aktuale, duke i cilësuar si ‘shahistë’ që bëjnë pazare, ose shantazhe mes tyre.

“Kam dhimbje të shoh që qytetet braktisen. Më mirë se studentëve nuk do të kishte një lëvizje tjetër kundër katër personave që mbajnë pleng vendin. Pas tre dekadave, politika është në krizë të thellë. Vendi është pa përfaqësim, nuk ka as qeveri, as opozitë, Ose bëjnë pazare, ose shantazhe, më mirë të ikin 4 shahistit e të rrinë shqiptarët”, tha Topalli, duke shtuar se për këtë situatë ka vetëm një zgjidhje, një lëvizje e re.

“Nëse forcat e vjetra nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhej, lëvizje të re për ndryshim, Mendimi im është te të rinjtë”, u shpreh ish kryeparlamentarja.

Të fundit