Flash News

KRYESORE

Topi i futbollit që Putin i dhuroi Trumpit alarmon CIA, dyshime për çip përgjues

Topi i futbollit që Putin i dhuroi Trumpit alarmon CIA, dyshime për

Takimi i Donald Tramp me Vladimir Putin në Helsinki 5 ditë më pare pati edhe një episod të bukur, i cili u përcoll nga televizionet anë e mbanë botës.

Numri 1 i Moskës i dhuroi Trampit një top nga të cilët u përdorën edhe në Botëror, por kaq ka mjaftuar që shërbimet Sekrete Amerikane të ndezin alarmin, pasi dyshojnë se brenda tij mund të ketë një çip, i cili përgjon.

Kështu që topi i cili iu dhurua amerikanëve ka kaluar në CIA për një kontroll të rreptësishëm, ku gjet edhe një “çip” për të cilin kompania Adidas dha shpjegimin se ai vendoset për klientët që duan ta blejnë topin nëpërmjet “smartphonave” të tyre.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe drejtori i CIA-s ku thotë se: “Moska përpiqet vazhdimisht të prishë demokracinë amerikane. Po e bën edhe nëpërmjet një sfere lëkure me vlerë rreth 100 euro? Eh, nuk i dihet, por në momentin e luftës kibernetike asgjë nuk është e sigurt 100%”.

Eksperti i fushës së sigurisë në internet, Skot Shober u shpreh për CNN se nuk beson se topi mund të përdorej për të kryer përgjime dhe se çdo dhuratë që marrin personalitetet e rëndësishmë, si Presidenti i SHBA-së kontrollohët para se të dorëzohet.

Vetë kompania 'Adidas', e cila është prodhuesja e topit ka refuzuar të bëjë një koment sa i takon kësaj çështje.

Provokon revista ‘Time’, Trump dhe Putin transformohen në një portret të vetëm

https://www.youtube.com/watch?v=gQu3egRLTkk

Të fundit