Flash News

KRYESORE

“Topi në fushën e Bashës”; Kryemadhi për marrëveshjen e 5 Qershorit: Bëri gol dhe gol nga një distancë e largët

“Topi në fushën e Bashës”; Kryemadhi për

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar “rrugët” që i çuan palët politike në marrëveshjen e  5 Qershorit. Në një intervistë për “Opinion”, përballë gazetares Marsela Karapanço, Kryemadhi ka theksuar se i humburi nga Reforma Zgjdhore ka dal kryeministri Rama.

Ndërkaq, referuar deklaratës së ambasadores së SHBA, e cila i bëri thirrje Bashës të pranonte marrëveshjen duke thënë se “topi ndodhet në fushën e tij”, Kryemadhi e ka vlerësuar “goditjen” e kryedemokratit si “gol dhe gol nga një distancë e largët”.

Pjesë nga debati:

Karapanxho: Me topin që Yuri Kim i la zotit Basha përpara porte zoti Basha sipas jush bëri gol apo autogol?

Kryemadhi: Sigurisht që bëri gol dhe bëri një gol nga një distancë shumë e largët. Dhe jo zoti Basha por e gjithë opozita.

Karapanxho: Kush ka humbur më pak nga reforma zgjedhore?

Monika Kryemadhi: Unë them që këtu ka humbur ai që donte të mbushte kutitë siç i mbushi me 30 qershor

Karapanxho: Do të jeni ju me Partinë Demokratike së bashku, do kërkoni strehë tek listat e PD, thjeshtë në koalicione apo do kërkoni edhe emra të përfshirë në lista?

Monika Kryemadhi: LSI asnjëherë nuk e fut lugën tek pjata e tjetrit. Për këtë të jesh e bindur edhe sot më shumë se kurrë në situatën në të cilën jemi.

Të fundit