Flash News

KRYESORE

‘Topi në fushën e Bashës’, si e interpreton ish presidenti: Të kanë shënuar gol dhe duhet të fillosh lojën nga mesi i fushës

‘Topi në fushën e Bashës’, si e interpreton ish

Ish-presidenti Bamir Topo ka interpretuar deklaratën që po diskutohet shumë prej ditës së djeshme, të ambasadores amerikane Yuri Kim se tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore.

Sipas Bamir Topit, kjo deklaratë nënkuton: Të kanë shënuar gol dhe duhet të fillosh lojën nga mesi i fushës.

“Së pari nuk do kisha kurajo të perifrazoja një metaforë të ambasadores. Ajo i takon autorit ta interpretojë. Unë i kam parë zhvillimet në dinamikë. Kryeministri sot duke perifrazuar metaforën për topin te Lulzim Basha ai përdori shumë variante.

Po ta zbërthejmë metaforën në mënyrë korrekte ata nuk thanë zoti Basha e ke topin dhe gjuaje penalltinë por tha se topi është në fushën e zotit Basha. Interpretimi im është se të kanë shënuar gol dhe duhet të fillosh lojën nga mesi i fushës. Shikoj një pozicion tepër të vështirë të parazgjedhur ndoshta në mungesë të vizionit politik të PD”, tha Topi.

Ndërsa reagimin pasues të Lulzim Bashës për të folur në emër të shqiptarëve, ish presidenti e quajti të gabuar. Ai argumentoi se  grupimi i vetëm që ai mund të përfaqësojë në fjalën e tij është Partia Demokratike.

“Deklarata e Bashës mbrëmë është gabim sepse tha dua të siguroj shqiptarët, ai mund të flasë vetëm në emër të demokratëve”, deklaroi Topi.

Të fundit