Flash News

KRYESORE

“Topi në oborrin e opozitës”, Spiropali flet për ngërçin në ‘Zgjedhore’: E ka në dorë Basha! I duhet të zgjedhë, “babain” ose Evropën

“Topi në oborrin e opozitës”, Spiropali flet për

“Jemi në pikën ku Basha duhet të zgjedhë babain ose Europën”, kështu është shprehur Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare, Elisa Spiropali, gjatë një dalje televizive për të folur në lidhje me ngërçin politik për shkak të Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë për ABC News, Spiropali theksoi se mazhoranca i ka realizuar të gjitha detyrat e saj dhe se tashmë është në dorë të opozitës që të marrë vendimet që i takojnë.

“Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në fushën tjetër, presim përgjigjen e liderit të opozitës. A do të bëhet pjesë e zgjidhjes apo do të tërhiqet sërish. Kryetari i opozitës duhet të ndajë nëse është lideri i PD apo jo”, u shpreh Spiropali.

Më tej ajo shtoi së tashmë nuk duhet humbur më kohë dhe se mazhoranca ka dëshmuar vullnetin politik për ta kapërcyer ngërçin politik.

“Në këtë pikë nuk janë ata që i vendosin rregullat , nuk mund të marrin peng reformën Zgjedhore. Ne do të përmbushim detyrimin tonë përpara BE dhe partnerëve tanë. Në rast se Basha do të luaje ngushtë në partinë e tij , apo në rast se Basha nuk emancipohet nga dhuna e kryetarit të vërtetë, ky nuk është problemi ynë”, tha ndër të tjera Spiropali, duke shtuar se: “Evropë do të thotë drejtësi, të marrësh pjesë në procese nuk janë zotër, por përgjegjës. Ne kemi dëshmuar që kemi vullnetin politik për ta kapërcyer këtë ngërç politik. Dështimin e opozitës nuk mund t’ja faturojmë shqiptarëve”.

Të fundit