Flash News

KRYESORE

Topi pas votimit: T’i thërrasim mendjes, Shqipëria në nivelin më të ulët të demokracisë

Topi pas votimit: T’i thërrasim mendjes, Shqipëria në

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, pas votimit, deklaroi se kreu detyrën e tij si qytetar. Kreu i Frymës Demokratike shtoi se votoi pasi është kundër bojkotit dhe se ka kryer detyrën e tij si qytetar. Topi shtoi se duhet reflektim nga palët, sepse vendi gjendet në standardin më të ulët të demokracisë.

“Jam në vijim të bindjeve të mia të thella kundër bojkotit, parime të cilat i ka dhe subjekti ynë politik i cili merr pjesë në zgjedhje por edhe në vijim edhe një politike anti-bojkot që e kanë shprehur së fundmi dhe partnerët tonë kryesorë. Erdha për të bërë detyrën time qytetare dhe politike.

Sonte duhet të bëjnë një meditim të thellë. Duhet një reflektim qytetar për çfarë kanë bërë, pse e kanë sjellë demokracinë në Shqipëri në këtë nivel. Është standardi më i ulët i demokracisë që përjetojmë prej shumë vitesh. Duke filluar nga dita e nesërme, qofshin fitimtarë, qofshin njerëz që kanë bojkotuar duhet t’i thërrasin mendjes për të ardhur në procesin e reformimit politik. Shqipëria nuk mund të kthehet në monizëm. Mos pjesëmarrja imponon zgjedhje të sforcuara”, deklaroi Bamir Topi.

Të fundit