Flash News

KRYESORE

Topi: Politika e ka bërë lëmsh situatën, Serbia po merr rolin e udhëheqëses në rajon

Topi: Politika e ka bërë lëmsh situatën, Serbia po merr

Ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi mendon se politika e ka bërë lëmsh situatën, e kërkon që diçka e tillë të mos të eksportohet. Ai kujton se përplasje sa i përket qëndrimeve të kundërta, ka edhe në Kosovë e te partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Unë do thosha për politikën shqiptare se brenda këtu e ka bërë gjendjen çorap. Dhe këtë situatë çorap nuk duhet ta eksportojë. Vërtetë ka probleme edhe në Kosovë, edhe në Maqedoninë Veriore te pjesa e shqiptarëve. Duhet që të bashkërendojmë për të ardhmen tonë të përbashkët. Unë nuk shoh që Shqipëria të ketë rol kryesor. Rolin e violinës së parë po e merr Serbia”, tha Topi në News 24.

Ai foli edhe për Shengenin Ballkanik, e po ashtu edhe për sjelljet e udhëheqësve serbë në raport me Kosovën.

“Udhëheqësit serb janë njësoj. Çështja e Kosovës është tabu. Presidenti Tadiç shpesh kërkonte t’i zgjidhte problemet me Kosovën me dialog me Shqipërinë, gjë që është refuzuar në mënyrë elegante nga unë dhe qeveria e asaj kohe, sepse po rrëshqisnim në terren paradoksale. Unë iu kam thënë kur pyesnin për kishat serbe në Kosovë, iu kam thënë se duhet të pyesnin Prishtinën zyrtare”.

Ai kujtoi se Samiti i Shengenit Ballkanik në Tiranë u mbajt vetëm dy ditë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç mohoi masakrën e Reçakut.

“Shefi i qeverisë duhet të ketë së pari një ndërgjegje jashtëzakonisht të pasur kur vjen puna tepër të rëndësishme, pasi janë çështje të marrëdhënieve historike që serbët e shqiptarët kanë pasur në këtë rajon. Ky takim bëhet aq më tepër pak pasi presidenti Vuçiç sulmon përfaqëson ambasadorin amerikan për masakrën e Reçakut, duke mohuar atë.”, përfundoi ish presidenti.

Të fundit