Flash News

KRYESORE

‘Topi tani në dorën e Ramës’, Hajdari: Të shohim nëse do e mbajë fjalën për sistemin siç na premtoi

‘Topi tani në dorën e Ramës’, Hajdari: Të shohim

Deputetja Rudina Hajdari ka folur nga godina e Kryesisë së Kuvendit, ku opozita paralamentare do të takohet me kryeministrin Rama, për votimin e draftit për Reformën Zgjedhore.

Hajdari tha se opozita nuk do të votojë asnjë Reformë me vota të blera, por do të shikojë nëse Rama do e mbaj premtimin për ndryshimin e sistemit. Sipas saj, Rama ka dhënë fjalën se pas marrëveshjes së palëve në Këshillin Politik, do diskutohet dhe për ndryshimin e sistemit.

“Sot kemi ardhur të shikojmë nëse Edi Rama do e bëj ndryshimin e sistemit apo jo. Apo do e marri topin dhe do e fshehë. Topi është në dorën e Edi Ramës. S’ mund të votojmë një reformë me vota të blera. I jep shans Shqipërisë për të ecur drejt BE.

Jo duke marrë deputetë. Do shkoj në atë mbledhje nëse PS e mban atë premtim”, tha Hajdari.

Të fundit