Flash News

KRYESORE

Torino ndal Napolin, Juventus shpallet automatikisht kampion i Italisë

Torino ndal Napolin, Juventus shpallet automatikisht kampion i Italisë

Napoli u ndal në rezultatin 2-2 në përballjen e sotme me Torinon, duke i lënë automatikisht titullin kampion Juventusit, i cili ndodhet 6 pikë larg të kaltërve.

Bardhezijtë u shpallën kampion dy javë para fundit, kjo pasi Napoli ndjekës nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Torinos, duke bërë që 6 pikët avantazh do i  japin të drejtë të festojnë tifozëve të "Zonjës së Vjetër" që e dërgojnë në 7-të numrin e titujve radhazi të Seria A.

Në Minutën e 25’ Mertens përfitoi nga një gabim i mbrojtjes, për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në minutën e 55’, Baselli barazoi shifrat në 1-1.

Ndërkohë, napoletanët kaluan sërisht në avantazh, me kapitenin Marek Hamsik, por festa e vendësve u prish nga finalizimi me kokë i De Silvestrit, pas krosimit të Ljajic.

Kështu “Zonja e Vjetër” do të festojë titullin e 7-të rradhazi në historinë e saj në Serie A.

Të fundit