Flash News

KRYESORE

“Toto Riina idhulli im”, reagon kunati i Saimir Tahirit: Po më diskreditoni! Si qëndron e vërteta

 Një status në profilin e kunatit të Saimir Tahirit, Alban Berishës, ku thoshte se Toto Riina ishte idhulli i tij, bëri xhiron e të gjitha mediave.

Mirëpo, siç duket e vërteta qëndron ndryshe. Berisha ka shkruar nga ‘facebook’ i mikut të tij se i kanë vjedhur celularin bashkë me llogarinë e tij dhe po përpiqen ta diskreditojnë.

Reagimi i Alban Berishës:

Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha.

Postimi i parë:

 “Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit!”

Të fundit