Flash News

KRYESORE

Tottenham dhe Mourinho bëhen shembuj, stadiumi i hapur për njerëzit në nevojë

Tottenham dhe Mourinho bëhen shembuj, stadiumi i hapur për

Tottenham dhe Jose Mourinho kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për njerëzit në nevojë këto javë lufte me koronavirusin. Trajneri portugez ka ndihmuar të moshuarit në Angli, madje duke u përfshirë vetë në dhënien e ndihmave.

Klubi anglez i është gjendur pranë stafit mjekësor në këto momente të vështira. Drejtuesit duan që të ndihmojnë dhe janë gati të ofrojnë dhe stadiumin e tyre në këto momente.

Presidenti Daniel Levy ka thënë se stadiumi i Tottenham-it do të kalojë në funksion të njerëzve që kanë nevojë për mbështetje. "Ne jemi shumë krenarë për të gjithë personat që janë përfshirë në luftën kundër COVID-19. Do të japim stadiumin tonë për personat që kanë nevojë. Ky është vetëm fillimi i asaj që mund të bëjmë si klub".

Të fundit