Flash News

KRYESORE

Totti i jep fitore dhe lamtumirë madhështore Olimpicos, spektakli ia kalon Koloseumit të Romës

Totti i jep fitore dhe lamtumirë madhështore Olimpicos, spektakli ia

Legjenda Totti kishte arritur të mbushte plot  ‘Stadio Olimpico’, i cili është idhulli i çdo tifozi të klubit romak. Por, ndeshja nuk filloi aspak mirë për skuadrën e Luciano Spallettit pasi në minutën e tretë shënoi 16-vjeçari Pietro Pellegri. Dhe me këtë rast sulmuesi i Genoas u bë golashënuesi më i ri në histori të Serie A.

Gjithsesi pas shtatë minutash shënoi Edin Dzeko, ky ishte goli i 29 kampional i boshnjakut dhe këtë më herët nuk e kishte arritur asnjë lojtar i Romës. Vendasit provuan me anë të Stephan El Shaaraëyt dhe Dzekos, por dyshja nuk arritën të tundin rrjetën kundërshtare dhe me rezultatin 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 74 shënoi Daniele De Rossi duke kaluar Romën në epërsi dhe duke i treguar të gjithëve se është pasardhësi ideal i Tottit të madh. Por, pas pesë minutash mysafirët shënuan me anë të Darko Lazovic dhe për një moment prishi festën në Olimpico.

Në skenë doli Diego Perotti, i cili në minutat shtesë i shënoi ish-skuadrës, por pasi ky gol ishte i rëndësishëm ai nuk ngurrojë ta fesojë.

Të fundit