Flash News

KRYESORE

Toyota Yaris/ Belgjika shpall në kërkim dy shqiptarë: Janë të rrezikshëm

Dy kushërinjtë shqiptarë me mbiemër Vladi janë shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Mediat vendase raportojnë se policia federale po kërkon shqiptarët Alfred dhe Elvis Vladi, për të cilët thuhet se mund të jenë të rrezikshëm.

Ata janë shpallur në kërkim si pjesë e një hetimi gjyqësor pas zbulimit të afro 3.5 milion eurove në pjesët e brendshme të makinave të dorës së dytë belge në Shqipëri, “Toyota Yaris”. Më 24 qershor 2018, një kamion shqiptar u inspektua nga autoritetet gjyqësore shqiptare në portin e Durrësit, brenda të cilit ishin nëntë automjete, kryesisht nga Belgjika.

Autoritetet shqiptare zbuluan një shumë totale prej 3.366.700 euro dhe 80,000 franga zvicerane në pjesën e brendshme të dy prej këtyre automjeteve. “Policia po heton faktet ndaj këtyre dy personave në hetimin gjyqësor: Alfred Vladi (33 vjeç) dhe Elvis Vladi (39 vjeç). Të dy burrat – kushërinj – kanë kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm”, shkruajnë mediat belge.

Të fundit