Flash News

KRYESORE

Toyota Yaris me 3.4 milionë euro, mbërrin letërporositë nga autoritetet belge

Toyota Yaris me 3.4 milionë euro, mbërrin letërporositë nga
Ish-pronarët belg të ‘Toyota Yaris', kanë konfirmuar se njërin nga automjetet, ku u gjendën 3.4 milionë euro ua kanë shitur kushërinjvë Alfred he Elvis Vladi. Në letërporositë e mbërritura nga autoritet belge, thuhet se deklarimet e tyre janë marrë për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nga ana tjetër, personi që ka shitur pikërisht mjetin ku u gjet shuma e parave, mohon të ketë dijeni për to, duke deklaruar se nuk ka lidhje me personat që mund të kenë futur eurot brenda mjetit.

Në letërporositë e mbërritura nga Belgjika e Gjermania thuhet se kushërinjtë Vladi nuk etiketohen si persona të përfshirë në veprimtari kriminale në vendet e tyre, ndërsa përgjigja për ta pritet edhe nga Britania e Madhe.

Alfred Vladi dhe kushëriri i tij Elvis Vladi vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Skandali u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Qershor, tre ditë para se automjeti me para te sekuestrohej nga policia shqiptare në portin e Durrësit.

Të fundit