Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Toyota Yaris/ U kërkoi prokurorëve të dërgojnë çështjen për gjykim? Reagon Donika Prela: Vetëm i udhëzova
Vjen reagimi i drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, pasi në media u përhap lajmi se ka urdhëruar dy prokurorët e çështjes ‘Toyota Yaris’ që të dërgojnë çështjen për gjykim në gjykatë. Me ndryshimet e reja “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Kodin e Procedurës Penale, Drejtuesit e Prokurorisë nuk kanë kompetencë ligjore të ndërhyjnë në zgjidhjen ligjore të një procedimi penal.
Pas publikimit të shkresës, Prela reagon duke sqaruar se ajo nuk ka urdhëruar dy prokurorët Doloresa Musabelliu dhe Ened Nakuçi, por vetëm ka udhëzuar me Udhëzim të karakterit Jo të Detyrueshëm, për përfundimin e shpejtë të procedimit penal.
Reagimi i plotë:
Nisur nga njoftimet e bëra në media, kronikë e transmetuar në televizionin “Neës 24”, sot më datë 24.09.2019 ku është pretenduar se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, ka urdhëruar më datë 11/09/2019 dy prokurorët e procedimit penal nr. 130 të vitit 2018 për mënyrën e zgjidhjes së procedimin penal dhe për dërgimin e tij në gjykim gjej me vend të sqaroj se:
Më datë 04.07.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 130 në ngarkim të të pandehurve Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi për veprat penale “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K. Penal.
Hetimet në këtë procedim penal lidhen më faktin e ndodhur më datë 24.06.2018, rreth orës 09.40 në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Durrës, ku, nga kontrolli fizik i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin Bizarre me targë AA 120SP dhe AFR 559 në pronësi të Klevi Cani, me drejtues shtetasin Agim Ceka, janë konstatuar të fshehura në dy mjete tip “Toyota” shuma të konsiderueshme, me para kartmonedhe e huaj, e prerjeve të ndryshme në total 3.366.700 ( tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind) euro dhe 80.000 ( tetëdhejtë) mijë franga zvicerane. Në kuadër të hetimeve, më datë 24.06.2018 janë arrestuar në flagrancë shtetasit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri dhe ndodhen në masën e sigurisë “ Arrest në burg” ndërsa janë në hetim në masën e sigurisë arrest në burg në mungesë dhe shtetasit Alfred Vladi dhe Elvis Vladi.
Për hetimin e kësaj çështje, me shortin e datës 04.07.2018 është caktuar Prokurore Doloresa Musabelliu dhe me Vendimin e datës 04.07.2018, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është caktuar në grup hetimor për këtë procedim penal edhe Prokurori Ened Nakuçi.
Në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se dy Prokurorët kanë kryer veprime të konsiderueshme hetimore dhe kanë konkluduar me Vendim për ngritjen e akuzave, më datë 05.09.2019 për të gjashtë të pandehurit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi për veprat penale “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal” dhe “ Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K.Penal, fakt për të cilin kanë njoftuar Drejtuesin e Prokurorisë më datë 09.09.2019 dhe njëkohësisht i kanë vënë në dispozicion një kopje të Vendimeve të njoftimit të akuzave.
Nga ana tjetër, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është konstatuar se katër të pandehurit e arrestuar Klevi Cani, Edi Lika (Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri janë në hetim mbi një vit në gjendje arresti në burg, ku në muajin qershor 2019, dy Prokurorët kanë marrë dhe zgjatje të afatit të paraburgimit 3 mujor në gjykatë, afat i cili përfundon më datë 24.09.2019.
Sa më sipër, nisur nga fakti që dosja ndodhej në limitet e afateve të paraburgimit për të pandehurit, dhe kur nga ana e dy prokurorëve ishte konkluduar me zgjidhjen ligjore, ngritjen e akuzave, më datë 05.09.2017, nga Drejtuesi i Prokurorisë është bërë udhëzimi i dy prokurorëve më datë 11.09.2019 (një javë pas zgjidhjes ligjore të dhënë nga prokurorët) për të bërë përfundimin e shpejtë dhe në kohë të procedimit penal dhe dërgimin në gjykim.
Duke marrë shkas nga ky rast, gjej me vend të sqaroj opinionin publik se:
Me ndryshimet e reja ligjore me Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Kodin e Procedurës Penale ndryshimet e bëra me ligjin nr. 35/2017, Drejtuesit e Prokurorisë nuk kanë kompetencë ligjore të ndërhyjnë në zgjidhjen ligjore të një procedimi penal që ka të bëjë më ngritjen ose jo të akuzave, pushimin e hetimeve, dërgimin e procedimeve penale për kompetencë, pezullimin apo mosfillimin e tyre. Zgjidhja ligjore është detyrim dhe përgjegjësi ligjore e çdo prokurori, të cilin duhet ta ushtrojnë në pavarësi të plotë, ashtu sikurse ka ndodhur.
Drejtuesi i Prokurorisë, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin konkret ka të drejtë, vetëm të udhëzojë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, me udhëzim jo të detyrueshëm për të kryer veprime hetimore, përfundimin e shpejtë dhe në afat të dosjes, duke mos cenuar në asnjë rast të drejtën e prokurorëve për zgjidhje. Nga ana tjetër, prokurorët sikurse e parashikon neni 48 i ligjit 97/2016, kanë të drejtë ligjore të zbatojnë udhëzimin e drejtuesit kur ai është i ligjshëm ose e refuzojnë me shkrim atë duke dhënë arsyet e mosmarrjes parasysh të tij kur vlerësojnë se ka shkaqe ligjore për moszbatim, referuar nenit 48 pika 5 dhe 6 të ligjit të sipërcituar. Në këtë rast udhëzimi i drejtuesit dhe mendimi i prokurorëve mbeten në dosje, ndërsa zgjidhja ligjore është përgjegjësi personale e prokurorit.
Në këtë kontekst në zbatim të ligjit, nenit 43/ç dhe 48 te Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” pra, në përmbushje të plotë të kompetencave të saj, Drejtuesja e Prokurorisë ka udhëzuar me Udhëzim të karakterit Jo të Detyrueshëm, dy prokurorët për përfundimin e shpejtë të procedimit penal më datë 11.09.2019 për të cilin dy prokurorët kishin disponuar me zgjidhjen ligjore të tij një javë më parë, më datë 05.09.2019.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38