Flash News

KRYESORE

Tradhëtoi kauzën, Radoja i zhgënjyer me Ndrenikën: “T'i u shite or mik”

Tradhëtoi kauzën, Radoja i zhgënjyer me Ndrenikën:

Aktori Guljelm Radoja u ka bërë thirrje aktorëve të mos ta politizojnë kauzën e tyre për mbrojtjen e kësaj godine. Në fjalën e tij pata Teatrit Kombërar, Radoja është shprehur se pikërisht kauza e teatrit tregon fatkeqësisht që artistët janë të manipulueshëm, ndërsa ka bërë thirrje që ata nuk duhet të sillen “kukull nën sqetullën e çdo politikani”.

“Çdo parti ka nevojat e veta dhe do të ketë një lloj kredibiliteti. Unë i përkas kësaj të djathte, por duke qenë se e pashë që nuk bëjë dot politik e lash. Vota ime shkon atje ku shkon dhe kaq, kjo është e gjitha. Megjithatë nuk me pëlqën të jemi kukull nën sqetullën e çdo politikani. Teatri është i depolitizuar dhe duhet të mbetet i tillë. Ai i gjati na ngatërroi ne. Fatkeqësisht, kjo gjë vëertetoi katërciprisht që ne jemi të manipulueshëm. Dikush nga kolegët e mi i tha dikujt që: “Unë shkela mbi dinjitetin tim”. Por pse shkele or mik, a ka gjë më të rëndësishme se dinjiteti. Pse bëhesh qesharak? Pse u shite miku im? Çfarë pakti bëre me djallin që u shite? Mirë ana njerëzore, por po shpirti i artistit ku mbeti? Unë ju bëjë thirrje gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur të mos ta politizojnë këtë çështje, ne jemi ne, teatri është teatri”.

Në fillimet e çështjes, Ndrenika ishte një ndër artistët më të flaktë kundër shembjes së godinës, por më pas ndryshoi qëndrim duke u pozicionuar pro zëvendësimit të ndërtetës me kulla të reja.

Të fundit