Flash News

KRYESORE

'Tradita' e ministrave të akuzuar, shfaqja në studiot televizive. Tahiri te Fevziu dhe Balla, Gjiknuri sonte në 'Studio e hapur'

'Tradita' e ministrave të akuzuar, shfaqja në studiot

Ministri i Energjetikës do të jetë sonte në emisionin 'Studio e hapur' të Eni Vasilit në News 24. Dalja televizive e ministrit vjen pas informacioneve të bëra publike, së pari nga gazetari Basir Çollaku që më pas u mbështetën edhe nga deputetët e Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Edi Paloka. Sipas gazetarit, dy ministra të qeverisë Rama janë interceptuar në telefonatat e përgjuara të Klodian Zotos, një eksponenti të malavitës në Elbasan.

Nënkryetari i PD Paloka nuk vonoi që të përmendte emrat e Gjiknurit dhe Ahmetajt.

Dalja sonte e ministrit në emisionin e Eni Vasilit është një 'traditë' e ministrave të akuzuar, apo një rastësi? Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u shfaq në 'Opinion' në një intervistë të gjatë shfajësuese, dhe më vonë edhe në 'Top Story' të Sokol Ballës.

Eni Vasili është në përpjekjen e dytë për 'lavazh qeveritar', pasi para pak javësh pati në studio të vëllanë e të shumëkërkuarit, Klemend Balili.

Politiko.al

Të fundit