Flash News

KRYESORE

Trafik droge e laboratorë narkotikësh, mbyllen hetimet për 31 persona; çështja në Gjykatën Speciale

Trafik droge e laboratorë narkotikësh, mbyllen hetimet për 31

SPAK ka mbyllur hetimet për 31 të pandehur të akuzuar për trafik droge. Ata u zbuluan dhe u kapën gjatë operacionit “Limit” të zhvilluar në 2019. Çështja është çuar për shqyrtim nga SPAK në Gjykatën Speciale anti korrupsion. Personat e përfshirë akuzohen për trafik të llojit

heroinë, kokainë dhe kanabis sativa nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe vende te tjera të Bashkimit Europian dhe e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën Speciale anti korrupsion.

Pas përfundimit të hetimeve SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO të pandehurit:

Olger Bamllari,  Aleksandër Pepi alias Bani, Gjergji Çollaku, Hysni Sadik, Sokol Nesimi, Aldo Nesimi, Bilbil Shqalshi, Kristo Ruçi, Besjan Valca, Drini Valca, Festim Çorbaxhi  alias  Bajraktari, shtetasin turk Rexhep Ipek, Eljon Jaho, Gjergji Muke, Romeo Tare, Andrea Caca, Emiliano Kalemi, Bektash Zenel, Besjan Zenel, Enkelejdi Sadik, Kristo Çobaj alias Christo Tsompai, Gjergji Çobaj alias Gkergki Tsompai, Edmir Ballia, Eduart Hoxha, Fejzo Dana, Arbër Brahimi, Vangjel Brahimi, Agron Manka, Ertin Hoxhalli, Eugen Meka, Kastriot Hoxha.

Të pandehurit e lartpërmendur akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike të lloit heroinë, kokainë dhe cannabis sativa nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe vende te tjera të Bashkimit Europian.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë dokumentuar gjatë viteve 2018 – 2019 disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike të lloit kokainë, heroinë dhe cannabis sativa në Shqipëri dhe Greqi, duke u bërë sekuestrime rast pas rasti.

Për të nëjtën periudhë, është dokumentuar trafikimi i farërave të bimëve narkotike i kryer nga ana e pjesëtarëve të këtij grupi kriminal, nga Hollanda në Greqi, e më pas për në Shqipëri. Paraprakisht ata kishin siguruar vendet në Shqipëri për të mbjellë bimët narkotike, kishin gjetur pajisjet paisjet përkatese dhe kishin ngritur ambjente të përshtatura  duke realizuar mbjelljen e bimëve narkotike. I gjithë ky proces është zhvilluar nën monitorimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë. Në përfundim janë gjetur dhe sekuestruar bimët narkotike të mbjella në parcela të ndryshme nga pjestarët e këtij grupi kriminal.

Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është dokumentuar edhe veprimtaria e paligjshme e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve sirianë, me drejtim nga Greqia në Shqipëri, e më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian”, thuhet në njoftim.

Të fundit