Flash News

KRYESORE

Trafik kokaine nga Ekuadori, media greke publikon fotot e të arrestuarve; mes tyre edhe shqiptari që cilësohej ‘truri’ i grupit

Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe DEA-s amerikane çoi në arrestimin e një grupi i cili trafikonte kokainë nga Ekuadori në Europë. Në Greqi u arrestuan 3 persona, dy grekë dhe një shqiptar, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit prej 8 personash u arrestuan në Ekuador.

Të arrestuarit në Greqi cilësoheshin si koka e grupit ndërsa policia sekuestroi edhe një sasi të konsiderueshme kokaine në bordin e një anijeje.

Ditën e sotme, media greke ‘Zougla.gr’, ka publikuar foto të personave të arrestuar por pa bërë të ditur emrin. Mes personave në foto është edhe shtetasi shqiptar.

Të fundit