Flash News

KRYESORE

Trafik kokaine nga Ekuadori në Europë, në krye të grupit dy grekë dhe një shqiptar

Trafik kokaine nga Ekuadori në Europë, në krye të grupit dy

Policia greke në bashkëpunim me D.E.A-n amerikane kanë goditur një grup i cili merrej me trafik kokaine nga Ekuadori drejt Europës.

Operacioni nisi pas sekuestrimit të një varke në të cilën u gjetën 300 kg kokainë, e cila ishte nisur nga Ekuadori, kishte kaluar në Australi dhe kishte si destinacion Europën, për të mbërritur më pas në Greqi.

Sipas mediave greke, janë arrestuar dy shtetas grekë dhe një shqiptar, të cilësuar si drejtues të grupit ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë arrestuar në Ekuador.

Njëri prej grekëve të arrestuar është pronari i një kafeneje dhe tjetri merrej me shitje automjetesh, ndërsa shqiptari vepronte me emrin Elias.

Të fundit