Flash News

KRYESORE

Trafikantët e drogës të mendohen mirë! Trump kërkon dënim me vdekje për shpërndarësit

Trafikantët e drogës të mendohen mirë! Trump kërkon

Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të prezantojë sot planin e ri për ndëshkimin ekstrem të trafikantëve të drogës. Për të luftuar fenomenin e varësisë nga droga në mbarë vendin, Trump mund të ‘moderojë’ ligjin e përcaktuar për ndëshkimin e trafikantëve të drogës, duke i dënuar ata deri në vdekje.  

Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa tha se Departamenti i Drejtësisë do të kërkonte një masë dënimi ”kur të ishte koha e përshtatshme duke zbatuar ligjin aktual”, por duke mos dhënë shembuj konkret.

Trump gjithashtu dëshiron që Kongresi të miratojë legjislacionin që redukton numrin e përdorueswve të drogave , duke i dënuar trafikantët dhe shpërndarësit me këtë masë ekstreme. Trump pritet të paraqesë planin e ri në New Hampshire, një shtet kryesisht i prekur nga ky problem, një fenomen që ka shkatërruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të fundit

Vdekja për trafikantët e drogës dhe dënimet minimale të detyrueshme për shpërndarjen e e drogës janë vetëm dy elementë në planin e Trump që merret me zbatimin e ligjit dhe ndalimin e trafikimit edhe në rang vendi dhe ndërkombëtarë.

 

Të fundit