Flash News

KRYESORE

“Trafikantët kanë dhoma me para dhe duan që t’i injektojnë në ekonominë shqiptare”

“Trafikantët kanë dhoma me para dhe duan që t’i

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se kryeministri përmendi sot në Kuvend emrat e pesë biznesmenëve për të fshehur pseudobiznesmenët, siç i quajti ai, dhe që sot posedojnë dhoma të tëra me para.

I ftuar në emisionin “Opionion”, Manjani u shpreh se sot ata po kërkojnë që këto para ti injektojnë në ekonominë shqiptare pasi jashtë shtetit nuk mund t’i çojnë dot.

“Është e turpshme ajo që ka bërë sot kryeministri, ka përmendur pesë emra biznesmenësh, që janë shumë të nderuar, për të fshehur ekzakt këtë kast pseudobiznesmenësh që posedojnë sot dhoma të tëra me para në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë ku ti çojnë, se jashtë shtetit s’kanë ku i çojnë.

Nuk janë më trafikat ata tani. Kanë dhoma të tëra me para, dhe ku do i çojnë? Jashtë shtetit nuk i çojnë dot se ka sisitem, parajsat fiskale po fillojnë të plasin një e nga një dhe e vetmja mënyrë është ti injektojnë në ekonominë shqiptare”, deklaroi Manjani.

Të fundit