Flash News

KRYESORE

Trafikimi i 3.4 milionë eurove me “Toyota Yaris”, Basha nxjerr emrat: Këta janë dy deputetët e tjerë të përfshirë

Trafikimi i 3.4 milionë eurove me “Toyota Yaris”, Basha nxjerr

Kryedemokrati Lulzim Basha pas dëshmisë në Prokurori sa i përket akuzave ndaj Taulant Ballës për 3.4 milionë eurot në  “Toyota Yaris”, ka dhënë një prononcim për median.

Basha ka nxjerrë dhe emrat e dy deputetëve të tjerë të PS-së që sipas tij janë përfshirë në trafikimin e parave të krimit. Sipas Bashës, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja janë të përfshirë në këtë çështje kriminale.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time në lidhje me hetimin për nxjerrjen e sekretit hetimor sa i përket futjes së parave me 'Toyta Yaris'. Ky veprim dëshmon se denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancisë politike janë të vërteta. Sot dua të them se në këtë aferë janë përfshirë dhe deputetët e tjerë të PS-së. Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja janë të përfshirën në trafikimin e parave”, tha Basha.

Më tej kryedemokrati u shpreh se organet e drejtësisë në vend që të hetojë transaksionet me ‘Toyota Yaris', po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Të fundit