Flash News

KRYESORE

Trafikonin drogë me kuaj, shqiptarët kapen në Greqi me gjysmë ton kanabis

Trafikonin drogë me kuaj, shqiptarët kapen në Greqi me

Një sasi prej 569 kg kanabis është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Janinës. Lënda narkotike ka dalë nga kufiri shqiptar dhe sipas mediave tv grek “Skai”, ishte e ndarë në 302 pako.

Bashkë me drogën janë sekuestruar edhe rreth 4 kg vaj kanabisi.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një zonë të pyllëzuar dhe sipas vlerësimeve të policisë, synimi ishte transporti për në brendësi të vendit.

 Sipas hetimeve të para, droga është transportuar me kuaj nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe të paktën dyshohet se e kanë transportuar tre persona.

Po zhvillohen kërkime për të zbuluar autorët.

 

Të fundit