Flash News

KRYESORE

Trafikonin ekstazi me fytyrën e Donald Trump, arrestohen babë e bir

Babë e bir kanë rënë në prangat e polcisë pasi janë kapur teksa trafikonin ekstazi në formën e fytyrës së presidentit të SHBA, Donald Trump.

Dy trafikantët u arrestuan duke kontrabanduar sasi me një vlerë rreth 46,000 dollarë në Gjermani. Sipas policisë gjermane 56-vjeçari dhe djali i tij 17-vjeçar, kishin fshehur në makinë 5,000 pilula ekstazi.

Pilulat u gjetën në qese plastike, së bashku me një sasi të madhe parash.

Pilulat e ekstazisë ishin të gjitha në formën e fytyrës së Presidentit të SHBA me fjalët 'Trump' dhe 'NL' të shkruara në anën e pasme.

Të gjitha tabletat ishin të ngjyrosura në të njëjtën ngjyrë si ngjyrat portokalli të Presidentit amerikan.

Të dy babai dhe djali u arrestuan ndërsa drogat, paratë dhe makinat e tyre u konfiskuan.

Sipas raporteve, tabletat hollandeze të Donald Trump janë shfaqur për disa kohë në tregun e Britanisë së Madhe.

Ata janë shitur me sloganin 'Trump e bën të ndyrë përsëri', duke iu referuar sloganit të famshëm të Presidentit amerikan, 'Le të bëjmë Amerikën përsëri të madhe'.

Të fundit