Flash News

KRYESORE

Trafikonin klandestinë drejt SHBA dhe Kanadasë, policia jep detaje: Si vepronte grupi i strukturuar kriminal

Trafikonin klandestinë drejt SHBA dhe Kanadasë, policia jep detaje: Si

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një konferencë për mediet, ka dhënë detaje të reja për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA. Në pranga kanë rënë 15 persona, 7 janë lënë në arrest shtëpie, dhe për dy të tjerë është dhënë masa "detyrim paraqitjeje".

Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, apo biletat e udhëtimit.

Dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

Njoftimi i plotë:

Të fundit