Flash News

KRYESORE

Trafikonin lëndë të forta narkotike në nivel ndërkombëtar, “Transportuesi 2018” arreston një shqiptar dhe dy italianë

Trafikonin lëndë të forta narkotike në nivel

Një shqiptar dhe dy italianë kanë rënë në pranga në sajë të një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe atë italiane të koduar “Transportuesi 2018”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në të njëjtën orë në Itali dhe në Shqipëri, u arrestua në Durrës E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës dhe në shtetin italian dy shtetas të tjerë italianë.

Ky operacion pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të fundit