Flash News

KRYESORE

Trafikonin marijuanë e hashash me vlerë 3 milionë euro, Guardia Di Finanza vë në pranga trafikantët shqiptar

Dy trafikantë shqiptar kanë rënë në prangat e Guardia Di Finanza pas një operacioni policor, pasi u kapën duke tentuar të transportonin një sasi të konsiderueshme narkotikësh me gomone drejt vendit fqinjë.

Mediat italiane bëjnë me dije se nga operacioni i Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia Di Finanza në Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos, është arritur të bllokohet një sasi e madhe prej 3 kuintalë marijuanë dhe 10 kg hashash, me vlerë 3 milionë euro.

Gomonia e drejtuar nga dy kontrabandistët shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u ndoq nga autoritetet për një kohë të caktuar në det para se të bllokohej në brigjet e San Cataldo në Lecce, pasi po ecte me ecte me shpejtësi të madhe.

Të fundit