Flash News

KRYESORE

Trafikonin shqiptarë drejt Anglisë, policia spanjolle arreston 14 persona

Trafikonin shqiptarë drejt Anglisë, policia spanjolle arreston 14

Policia spanjolle ka shkatërruar të mërkurën një bandë trafikantësh prej 14 personash në veri të vendit, që ishin përfshirë në trafikimin e shqiptarëve në Angli, si edhe trafikun e drogës.

Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë 9 burra dhe 5 gra të moshave 19-51 vjeç, nga të cilët katër ishin nga Shqipëria, shtatë ishin spanjollë, dy nga Maroku dhe një nga Kolumbia.

Shqiptarët që arrinin në Britani, i paguanin bandës deri në 6,000 euro.

Sipas mediave të huaja, drejtuesi i bandës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte me qira në Pielagos, një komunë në Spanjën veriore, ku strehonte shtetasit shqiptarë në mënyrë të përkohshme përpara se t’i niste me anije drej të Mbretërisë së Bashkuar.

Banda kriminale gjithashtu përdorte shoferët spanjollë, të cilët dyshohet se i fshehnin shqiptarët brenda automjeteve të tyre dhe i çonin ata nga Cantabria deri në Francë në Kanalin Anglez, ku do të hipnin më pas në tren.

Të fundit