Flash News

KRYESORE

Trafikonte drogë me turshi nga Durrësi në Zvicër, arrestohet pas 4 vitesh autori

Trafikonte drogë me turshi nga Durrësi në Zvicër, arrestohet

Rreth 4 vite më parë Toni Velichkov dhe dy maqedonas të tjerë, tentuan të trafikonin drejt Zvicrës, përmes portit të Durrësit, 835 kg kanabis të futur mes turshive të kastravecave dhe specave.

Vetëm ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i 50-vjeçarit në Morinë.

“Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Shtetasi T.Velichkov është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit