Flash News

KRYESORE

Trafiku i drogës/ Dy shqiptarë ndalohen në Katania, 70 kilogram mariuajanë në makinë

Trafiku i drogës/ Dy shqiptarë ndalohen në Katania, 70 kilogram

Policia italiane e Katanias ka ndaluar dy trafikantë të drogës, të dy shqiptarë.

Të arrestuarit Beshir Doraci, 33 vjeç dhe Leonard Xhafa, 28 vjeç, po transportonin rreth 70 kilogramë marijuanë.

Media italiane Ansa raporton se karabinierët ndoqën në distancë udhëtimin e tyre nga Porti i Mesinës në brendësi të tokës siciliane. Në daljen San Gregorio të autostradës u bë ndalimi i tyre.

Sipas vlerësimeve të policisë, droga e sekuestruar do të kishte një vlerë të shitjes me pakicë rreth 80,000 euro dhe në shitje në 'treg' prej rreth 160,000 euro. Të dy trafikantët u dërguan në burg.

Të fundit