Flash News

KRYESORE

Trafiku i narkotikëve/ I sekuestrohen 1 milion euro pasuri fierakut

Trafiku i narkotikëve/ I sekuestrohen 1 milion euro pasuri fierakut

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Policia ka hapur procedimin penal ndaj shtetasit V.Z.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Policia e Shtetit u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit V.Z., 50 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:

  • Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier.
  • Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit".
  • Një automjet i markës "Benz".

 

Të fundit