Flash News

KRYESORE

Trafiku i kanabasit, gjendet në Sazan trupi i dytë në pak ditë

Trafiku i kanabasit, gjendet në Sazan trupi i dytë në pak

Një milje larg ishullit të Sazanit disa peshkatarë kanë gjetur një trup të pajetë. Kjo ndodh vetëm një ditë pasi në breg të detit u gjet i dekompozuar një i ri vlonjat 31 vjeccar, pronar i një bilardoje në Vlorë. Trupi i gjetur sot dyshohet se i përket 'pronarëve' të një skafi të gjetur dje mes gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit në Vlorë. Pas kqyrjes së mbetjeve të skafit të gjetur dje, policia kufitare konstatoi se mjeti kishte të dhëna italiane, ndërsa dyshohet se i përket një shtetasi italian që u dyshua se mund të ishte mbytur para disa ditësh. Policia shqiptare ka marrë kontakt edhe me homologët italianë të Guardia di Finanzas, të cilët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një mjet italian.

Të fundit