Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
I trafikuan të ëmën drejt Italisë. Historia e veçantë e dashurisë së Nertilit me gruan 11 vite më të madhe
Nertili nga Berati në vigjilje të Krishtlindjeve i ka bërë një surprizë bashkëshortes së tij në “Ka një mesazh për ty”.
Jeta e Nertilit ka qenë shumë e vështirë. Ai së bashku me tre motrat e tij është rritur pa nënën, pasi atë e kishin rrëmbyer dhe e kishin trafikuar drejt Italisë. “Mua më ka braktisur mamaja. Mamanë time e kanë marrë për punë të pista, e kanë rrëmbyer në atë kohë. Kam 23 vjet që nuk e takoj mamin tim. E di që është gjallë, pasi na dërgoi një letër në postën e Dushnikut. Atë kohë, nëpërmjet letrave që dërgonim e merrnim, asnjë gjë tjetër”, u shpreh Nertili.
Përveç kësaj, familja e tij kishte jetuar në një gjendje të rëndë ekonomike vetëm me pensionin e gjyshes dhe KEMP-in e të atit. Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, Nertili është detyruar të emigrojë në këmbë drejt Greqisë që në moshën 13-vjeçare.
“80 mijë lekë i merrte babi, 95 i merrte gjyshja. Me kaq lekë, 170 mijë lekë të vjetra ne duhet të mbyllnim muajin, gjashtë vetë në familje. Në moshën 13 vjeç, unë jam detyruar dhe kam ndenjur edhe një javë pa ngrënë në shtëpinë time bashkë me motrat e mia. Jam detyruar në moshën 13 vjeçe të marr rrugët e Greqisë me çantë në krahë për shtatë ditë e shtatë netë në këmbë, nga Korça deri në Trikalla të Greqisë”, tha Nertili.
Në Greqi, Nertili arriti mirë dhe filloi punë me bagëtitë. Pas një viti punë atje ai u kthye në Shqipëri, ku gjeti gjyshen sëmurë dhe planin e babai për t’u larguar së bashku me tre motrat në drejtim të Francës.
“Asokohe që erdha, gjyshja ishte sëmurë, unë nuk dija asnjë gjë. Flisnim dhe babi nuk më tregonte asnjë gjë për këtë sepse babi kishte thurur diçka që do ikte së bashku me motrat, do largoheshin në drejtim të Francës. Unë nuk dija asnjë gjë. Qëndrova pranë gjyshes, kur ishte sëmurë edhe babi më tha, djalë i dashur mua më duhet të iki. Ku do ikësh i thashë unë. Do iki te mamaja në Francë më tha sepse na ka bërë ftesë, na ka çuar dhe lekët. Mbarë jua bëftë zoti u thashë. Nuk kam pse t’ju pengoj për asnjë arsye, por i thashë se duhet të mendosh se ke dhe një djalë mbrapa dhe një nënë mbrapa që është sëmurë. U acarua për një moment dhe pas tre ditësh, bëj gati valixhet dhe i përcjell në Rinas me këmbët e mia, i hipi në avion. Ikin dhe më marrin në telefon që mbërritëm mirë. Mbarë jua bëftë zoti u thashë, numrin tim të telefonit e keni dhe më merrni kur të doni.”
Familja e Nertilit edhe pse nga Franca e kontaktoi vetëm për një vit djalin. Pas një viti, Nertili tregon se ata nuk e kanë telefonuar më. Por, pavarësisht gjithçkaje, ai është krenar për të gjitha gjërat që ka bërë në jetë edhe për kujdesin ndaj gjyshes, edhe pse ajo nuk ishte nëna biologjike e babait të tij.
“Unë kthehem nga Greqia dhe e gjej gjyshen të shtrirë në krevat. Sa vajta afër, hapi sytë, më pa dhe ia mori jetën Zoti. Babi nuk kishte dhembsuri për gjyshen, sepse ajo e kishte gjetur babin tim. E mbajti, e rriti. Ajo na rriti dhe neve na nxorri në jetë dhe si përfundim mori atë që mori. Ja pse nuk erdhi ta shikonte. Sepse nuk ishte nëna e tij biologjike. Motrat e panë edhe menduan se ishte në gjumë. Ata ishin nisur për të ikur, nuk doja t’u tregoja. I kam përcjellur për në Rinas, jam kthyer mbrapa dhe e kam përcjellë vetëm gjyshen. I kam bërë të gjitha, të gjitha i kam bërë vetëm kur kam qenë 14 vjeç”.
Pas kësaj ngjarjeje, Nertili e bëri vazhdimisht rrugën për në Greqi, saqë thotë se i ka vizituar gjithë vendet atje. Kjo pasi i lindi ideja që të fitonte para. Por për shkak se u kap me klandestinë, ai bëri 64 ditë burg. Pavarësisht kësaj atë e ndihmoi gjyqtarja, e cila i dha rroba dhe para për një arsye shumë tronditëse.
“Herën e fundit kur jam kapur nga policia kam bërë 64 ditë burg. Më kanë kapur me klandestinë, më nxorrën dhe në gjyq, më vunë dhe apelas ndëkombëtar dhe kam bërë 64 ditë burg me katër seanca gjyqësore. Gjyqtarja ishte shumë e mirë. Ajo më ndihmoi. I kërkova të më sqarojë se pse e bën të gjithë këtë. E vetmja arsye pse bëra të gjithë këtë më tha është se më ke ringjallur djalin, sepse djali im në moshën 18 vjeçe ka pësuar aksident me motor edhe ishte identik nga këmbët deri te koka si puna jote.”
Sërish rrezikoi, pasi dërgoi edhe dy djem të lagjes në Greqi, por u kap sërish nga policia. Për fatin e tij të mirë, kësaj here nuk firmosi asnjë letër dhe nuk qëndroi fare i burgosur. Menjëherë sapo kaloi doganën greke, Nertili postoi në Facebook “F**k Police”.
Pikërisht ky postim do të bëhej shkak i njohjes me Dafinën. Ata filluan të shkëmbenin mesazhe me njëri – tjetrin derisa më në fund e lanë të takoheshin. “Jemi takuar te Pallati me Shigjeta sepse aty afër ka dhe punën që punon sot. Thjesht pimë një kafe në mënyrë shoqërore dhe më thotë më duhet të iki se u bëra vonë, sepse kishte dalë gjysmë ore përpara se të mbaronte puna”.
Dafina është më e madhe në moshë se Nertili. Midis tyre ka 11 vite diferencë. “Unë nuk e kuptoj se çfarë ka për t’u habitur. Pasi pimë kafen u kënaqa shumë. Ndahemi dhe i thashë që do vij prapë. Vij për 8 Mars, kur unë isha plotësisht i dëgjojë se çfarë thonë të tjerët. Dafina pranoi ftesën për të qenë pjesë e “Kam një mesazh për ty”.
I pyetur nga Ardit Gjebrea se kush mund të jetë personi që e ka ftuar, Dafina shprehet me siguri se mund të jetë vetëm bashkëshorti dhe se s’mund të ketë tjetër njeri.

Arditi – Pse mendon se nuk ka tjetër njeri?
Dafina – Tipat e motrave i njoh, i lashë në punë. Vëllai them se ai nuk është se e di ça tipi ka. Kështu që tjetër njeri nuk kam. Në ekran Dafina shikon që pas murit është pikërisht bashkëshorti i saj, Nertili.
Dafina – Li.
Nertili – Gaforre!
Arditi – Çfarë të tërheq te Nertili.
Dafina – Sinqeriteti edhe vuajtjet që ka kaluar. Nertili i jep mesazhin e tij Dafinës.
Nertili – Gaforre, ti e di që unë të dua shumë edhe e vetmja arsye që të kam sjellë këtu është që mos mendo se çfarë thonë njerëzit, mos mendo diferencën e moshës dhe dua ta shijosh bashkë me mua këtë dashuri siç të na vijë. Si të jetë dita e fundit e jetës tonë. Kjo është arsyeja pse të kam sjellë këtu sepse je e vetmja femër që unë ndihem i lumtur. Dhe jam shumë krenar që të kam ty në krahët e mi.
Dafina – E komentojnë shumë.
Arditi – Dhe juve ju bezdis kjo gjë?
Dafina – Për momentin sa ma kap veshi, për momenti po. Pastaj e kaloj. Është ai mentaliteti shqiptar, pavarësisht se thonë epo mirë, ke bërë diçka të bukur, por mbrapa krahëve thonë diçka tjetër. Dafina e di mirë kush është Nertili dhe se çfarë është ai i gatshëm të bëjë për të. Kundrejt fjalëve të njerëzve ata i përgjigjen njëri – tjetrit me dashuri./TvKlan/
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56