Flash News

KRYESORE

Trageti Vlorë-Brindisi penalizon qytetarët prej 6 ditësh, prefekti: Problem i përsëritur, jemi konsultuar me kompani tjetër

Trageti Vlorë-Brindisi penalizon qytetarët prej 6 ditësh,

Shqiptarët që kanë pasur si destinacion Italinë me tragetin Vlorë-Brindisi kanë gjashtë ditë që kanë mbetur të bllokuar, për shkak se ky traget nuk u ka ofruar shërbimin e udhëtimit në këtë linjë.

Udhëtarët që kishin prerë biletën u njoftuar gjashtë ditë më parë se udhëtimi do të shtyhej të paktën pesë ditë.

Por kanë kaluar gjashtë ditë dhe kjo linjë akoma nuk e ka vazhduar itinerarin e udhëtimeve. Sipas prefektit Flamur Mamaj, kjo nuk është diçka e re, pasi një problem i tillë është përsëritur disa herë.

“Jemi në dijeni të problemit dhe është përsëritur duke penalizuar qytetarë, jemi konsultuar për një tjetër kompani. Jemi duke menduar për një zgjidhje afatgjatë, pasi kjo kompani ka penalizuar disa herë Vlorën”, tha Mamaj.

Të fundit