Flash News

KRYESORE

Tragjedi familjare për sportistin amerikan, vajza 19 muajshe mbytet në pishinë

Tragjedi familjare për sportistin amerikan, vajza 19 muajshe mbytet në

Vajza 19 muajshe e skiatorit Bode Miller, Emeline, është mbytur në pishinë ditën e djeshme.

Sipas mediave të huaja, e vogla është mbytur në pishinën e shtëpisë në Coto se Caza në Kaliforni dhe ndihma e shpejtë që erdhi menjëherë pas njoftimit të familjes, nuk arriti ta shpëtonte.

Lajmin e bëri të ditur vetë sportisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur i pikëlluar për këtë humbje të madhe e të papritur.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të ruhet privatësia e familjes gjatë kësaj periudhe të dhimbshme për ta.

“Nuk mendonim se mund të vuanim një dhimbje kaq të madhe as në një milion vjet. Dashuria e saj, shpirti i saj dhe drita e saj, nuk do të harrohen asnjëherë. Vogëlushja jonë e donte jetën dhe e jetoi atë çdo ditë. Ne kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes tonë gjatë kësaj periudhe të dhimbshme”, shkruan Miller në ‘Instagram’, bashkangjitur fotos së vajzës.

https://www.instagram.com/p/Bj5vogTFQnD/?taken-by=millerbode

Të fundit