Flash News

KRYESORE

Tragjedi në Çair të Shkupit, dy vëllezërit humbin jetën teksa po hapnin kanalin

Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë ka mbetur i plagosur në Çair të Shkupit, pasi janë rrëzuar brenda kanalit të cilin po përpiqeshin të hapnin. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe sipas mediave, dy viktimat janë vëllezër dhe ishin pjesë e kompanisë që administrohet nga babai i tyre.

Edhe i plagosuri dyshohet se ka lidhje familjare me viktimat dhe pronarin e kompanisë.

Ka qenë babai i viktimave që provoi i pari të largonte me eskavator dheun dhe gurat që kishin zënë poshtë dy djemtë, por ngjarja rezultoi tragjike për ta.

Të fundit