Flash News

KRYESORE

Tragjedi në futbollin italian, humb jetën trajneri, plagoset rëndë portieri i ekipit

Tragjedi në futbollin italian, humb jetën trajneri, plagoset

Trajneri i ekipit të Siracusas në “Serie C” ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa portieri i po kësaj skuadre është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës pas një mbrëmjeje me miqtë, ku bashkë me teknikum  Davide Artale ishin edhe disa futbollistë të ekipit, mes tyre Maurice Gomes, portieri 21 vjeçar i cili ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë italiane, makina e tyre ka rrëshqitur duke goditur një mur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

“Presidenti Giovanni Alì, menaxherët, lojtarët dhe të gjithë anëtarët e stafit të futbollit të Sirakusës shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e Davide Artale, bashkëpunëtori ynë i çmuar që vdiq natën në një aksidenti tragjik”, shkruhet në faqen në Facebook të kompanisë.

Të fundit