Flash News

KRYESORE

“Tragjedi në plazhet shqiptare, Rama vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite”

“Tragjedi në plazhet shqiptare, Rama vazhdon mizorisht dënglat e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-kreu i LSI, Petrit Vasili ka shprehur ngushëllimet për familjet  e personave të cilët humbën jetën sot në plazhin e Velipojës.

Vasili shton se kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve, vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.

Statusi i plotë:

Tragjedia në plazhet shqiptare vazhdon, dy qytetarë të tjerë mbyten në Velipojë.

Ngushellimet e mia familjeve të tyre!

Kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.

Asnjë përgjegjës, asnjë masë, asnjë fajtor ndërsa njerëzit vdesin.

Turp!

Të fundit