Flash News

KRYESORE

Tragjedi në Tetovë, nëna dhe 4 fëmijët humbasin jetën nga zjarri në banesë

Sot, rreth orës 04:20 minuta, në rrugën Goce Dellçev në Tetovë, zjarri ka përfshirë shtëpinë e shtetasit Sulejman Zulbeharit. Fillimisht është përfshirë nga flakët kati i dytë i shtëpisë së vjetër dhe më pas e gjithë banesa, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave.

‘Alsat’ raporton se si pasojë e flakëve dhe tymit kanë gjetur vdekjen Fatime Zulbehari dhe katër fëmijët e saj të moshës nga 4 deri në 13 vjeç. Pasi kanë shuar zjarrin, zjarrëfikësit kanë nxjerrë nga banesa trupat e pajetë të nënës dhe dy fëmijëve, ndërsa vijojnë kërkimet për dy viktimat e tjera.

Të fundit