Flash News

KRYESORE

Tragjedia/ Kartelet vrasin 9 gra dhe fëmijë të komunitetit Mormon, Trump: Kemi ushtrinë gati

Tragjedia/ Kartelet vrasin 9 gra dhe fëmijë të komunitetit

Të paktën 9 anëtarë një familjeje të komunitetit Mormon, tri nëna dhe gjashtë fëmijët e tyre u vranë në një pritë nga anëtarë të një karteli meksikan. Dyshimi është se sulmuesit mund të kenë ngatërruar familjarët për rivalë të tyre dhe i kanë eliminuar.

Viktimat ishin shtetas amerikanë dhe banorë të La Mora-s, një vendbanim i ngritur dekada më parë në shtetin Sonora-s, i themeluar si pjesë e një dege të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Mama Rhonita Maria LeBaron, 33 vjeçe, u vra bashkë me bebet e saj binjake gjashtëmujore, Titus dhe Tiana, dhe dy fëmijë të tjerë, Crystal, 8, dhe Howard, 10 vjeç.

Një nënë tjetër, Christina Johnson, 31 vjeç, shpëtoi vajzën e saj shtatë muajshe, por vetë u qëllua për vdekje.

Viktimat e tjera janë Dawna Langford dhe dy fëmijët e saj, Rogan 3 vjeç dhe 11 vjeçari Trevor. Ndërkohë që shtatë fëmijë që ishin në makinën e saj mbijetuan.

Ndërkohë presidenti Donald Trump reagoi në lidhje me ngjarjen. Ai i bëri thirrje autoriteteve meksikane që të reagojnë për të goditur kartelet. Madje tha se nëse është e nevojshme “SHBA është gati që të ofrojë ndihmua, duke zhvendosur ushtrinë e saj, për të mposhtur një ushtri tjetër, siç është transformuar karteli”.

Kurse presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, e refuzoi menjëherë ofertën:

“Është një ‘jo’ e prerë”, tha ai.

Të fundit