Flash News

KRYESORE

Tragjedia me 3 të vdekur në Berat, policia jep detajet: I pari hyri gjyshi, nipërit hynë për ta shpëtuar

Tragjedia me 3 të vdekur në Berat, policia jep detajet: I pari hyri

Policia e Beratit ka zbardhur detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dyshnik në Berat.

Sipas të dhënave të deritanishme, tre persona u nxorrën të pajetë nga pusi ku kishin hyrë për ta pastruar.

I pari kishte hyrë 75-vjeçari Kamber Hoxha, më pas kanë hyrë dy nipërit e tij për ta ndihmuar, Neim dhe Gentian Hoxha, përkatësisht 46 vjeç dhe 45 vjeç, por kanë mbetur edhe ata brenda të pajetë.

“Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve”, sqaron policia.

Të fundit