Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Genova, shkon në 41 numri i viktimave, Italia sot ul flamujt në gjysmë shtizë

Tragjedia në Genova, shkon në 41 numri i viktimave, Italia sot ul

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë katër ditë më parë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nën rrënojat e urës edhe tre viktima të tjera, pjesë e një familje. Sipas mediave italiane,  bëhet fjalë për familjen Cecala. Të pajetë në makinën e tyre u gjetën kryefamiljari Cristian, nëna Dawna dhe vajza e tyre 9-vjeçare Kristal.

Kërkimet vazhdojnë ende, pasi në listën e të zhdukurve janë edhe dy persona të tjerë.

Ndërkohë, Italia sot ka shpallur ditë zie për viktimat e tragjedisë.

Në orën 11.45 është parashikuar të mbahet një funeral shtetëror për nder të 18 viktimave, ndërsa 20 të tjerë u varrosën ditën e djeshme në një ritë private.

Po ashtu, në nder të viktimave edhe flamujt sot janë ulur në gjysmë shtizë.

Të fundit