Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Genova, tifozët e Sampdorias shesin fanellat për të ndihmuar viktimat

Më 14 gusht të këtij viti, u shemb ura “Morandi” në Genova të Italisë, ku mbetën të vdekur 43 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Së fundmi, tifozët e ekipit të Sampdorias kanë marrë një iniciativë për të ndihmuar të mbijetuarit e kësaj tragjedie

Në sfidën e parë në shtëpi të klubit,  tifozët ultras të kësaj skuadre ka vendosur të nxjerrin në treg disa fanella të veçanta të edicionit që do të shitet gjatë ndeshjes së nesërme ndaj Napolit për të mbledhur fonde për viktimat e fatkeqësisë.

“Rrugët dhe qiejt e qytetit kanë të njëjtat ngjyra”, shkruhet në bluzat e tyre.

Çmimi minimal për të blerë këtë fanellë është  5 euro por blerësit mund të paguajnë edhe më pak.

Kujtojmë se si pasojë e shembjes së urës Morandi, humbën jetën 43 persona mes të cilëve dhe dy shqiptarë.

Të fundit