Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Gjilan, presidenti Thaçi kërkesë institucioneve: Rrisni masat e sigurisë

Pas tragjedisë me një të vdekur sot në Gjilan të Kosovës ka reaguar Presidenti i Kosovës Ramush Haradinaj.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit, Thaçi shprehet se i ka kërkuar institucioneve të sigurisë që të rrisin masat e kontrollit.

“Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, shkruan Thaçi.

https://politiko.al/video-pamjet-e-aksidentit-tragjik-ne-gjilan-1-i-vdekur-dhe-20-te-plagosur/

Të fundit