Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tragjedia në Shkodër, flet i mbijetuari: Vëllai dhe kushuriri nuk ia dolën, s’kam fjalë...
Kanë kaluar dy ditë nga ngjarja tragjike e Shkodrës ku u mbytën në liqenin e Shkodrës dy fëmijë 13 dhe 15 vjeç, ndërsa 5 fëmijët e tjerë arritën t’i shpëtonin dallgëve dhe motit të egërsuar të asaj dite.
Edhe pse është ende i tronditur nga ngjarja në një intervistë të dhënë, Elsaid Tahiri, vëllai i 13- vjeçarit të mbytur Ervis Tahiri dhe djali i xhaxhait të viktimës tjetër Sabian Tahiri, shprehet se pesë të tjerët që arritën të dalin në breg i ka shpëtuar Zoti. Ai rrëfen momentet e tmerrit se si në vendin ku po laheshin në liqen, niveli i ujit është rritur papritur duke i zënë ata në befasi.
Elsaid, si vendosët për t’u futur në liqen me varkë?
Jemi nisur nga shtëpia rreth orës 12:00 dhe shkuam në liqen për t’u larë. Aty vendosëm të marrim një lundër që është e jona dhe kemi hyrë në liqen duke mos e menduar kurrë se ndonjë gjë e keqe mund të ndodhte.
Sa vetë shkuat për t’u larë në liqen?
Kemi qenë unë, vëllai im që fatkeqësisht u mbyt, djali i xhaxhait që edhe ai fatkeqësisht u mbyt, djali i tezës së babait dhe 3 të tjerë që erdhën me ne. Shokë tanë edhe ata. Pra në total kemi qenë 7 vetë. Pesë arritëm të dilnim ndërsa dy të tjerë mbetën brenda.
Përse shkuat në liqen me varkë?
Në dolëm në liqen për qejf, thjesht morëm lundrën për të shëtitur. Nuk është se shkuam shumë larg. Uji ishte deri në brez. Ne dolëm për qejf ashtu si të rinjtë, sepse të gjithë kanë dëshirë të lëvizin nga shtëpia, aq më tepër në ato temperatura të ulëta. Ne nuk e dinim fare se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe as na e merrte mendja aspak se dikush mund të mbytej. Nuk kemi parandierë asgjë të keqe. Ne dimë not, edhe vëllai me djalin e xhaxhait dinin not. Ne nuk ishim shumë larg bregut, as 100 metra ndaj nuk na e merrte mendja kurrë se dikush mund të mbytej në atë situatë. Po të parandienim diçka të keqe s’do të kishim shkuar për asnjë arsye.
Si ishte moti në momentin kur jeni futur në liqen?
Moti realisht ishte i vranët, erë kishte por edhe pak dallgë kishte. Ne nuk na u duk moti aq i keq apo dallgët aq të mëdha sa të narrezikonin. Na u duk një situatë normale pavarësisht se kishte pak erë dhe pak dallgë. Ne ishim afër bregut ndaj u futëm në liqen.
Si ndodhi momenti i vështirë për ju?
Aty ku ishim ne uji ishte i cekët. Mund të ketë qenë ora 14:00 ose 14:30 kur morëm për t’u kthyer drejt bregut. Pra, rreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë jemi larë. Si papritur uji nisi që të thellohej vetvetiu. Na zuri të gjithëve në befasi sepse menjëherë nisi të rritej niveli i ujit deri sa na kapërceu të gjithëve. Na kaloi uji mbi kokat tona. Duke qenë në këtë situatë të vështirë ku uji na kishte mbuluar atëherë në moment ne të gjithë bashkë menduam që të lëmë lundrën dhe të nisemi me not. Ky ishte një vendim për të cilin të gjithë ramë dakord. Ne morëm për të dalë në breg me not. Pesë nga ne me vështirësi ia arritëm të dilnim, por dy të tjerët u mbytën. S’kam fjalë për të thënë se si ndihem.
Ju të tjerët si arritët të dilnit në atë situatë të vështirë?
Nuk e di çfarë të them. Ne të tjerëve na ndihmoi Zoti. Vëllai dhe djali i xhaxhait dinin not, por mund të jenë lodhur ose i ka zënë paniku dhe fatkeqësisht sot nuk i kemi më.
Përse e braktisët lundrën?
Ne e braktisëm lundrën sepse kishte rrjedhë dhe me sa pamë vinte nga era e fortë që ishte. Uji na mbuloi dhe s’kishim zgjidhje tjetër. Lundra nuk na shërbente më. Ne kemi qenë edhe ditë tjera. Edhe një ditë përpara kësaj ngjarjeje ishim në liqen. Ishim edhe më larg dhe uji ishte tamam, na vinte deri te gjoksi. Kemi hyrë edhe herë të tjera kur ka pasur erë apo pak dallgë, por asnjëherë nuk na ka ndodhur kështu. Shkodër/Senad Nikshiqi
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38