Flash News

KRYESORE

Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Petrit Vasili akuza të forta Ramës: As dorëheqjet nuk mjaftojnë

Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Petrit Vasili akuza të forta

Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas ngjarjeve të rënda që ndodhën sot në ujërat e bregdetit shqiptar ku dy turistë humbën jetën.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama për heshjen lidhur me ngjarjen dhe shkruan se lidhur me rastet as dorëheqjet nuk mjaftojnë. Po ashtu Vasili i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet dhe të mos vonojë më.

Statusi i Vasilit:

Tragjeditë në bregdetin shqiptar vazhdojnë pa ndalim dhe shurdhëria kriminale e qeverisë vazhdon.

Indinjata e çdo qytetari të këtij vendi s'ka kufij ndaj kësaj indiference të pashpirt të kryeministrit fjalaman dhe demagog.

As dorëheqjet nuk mjaftojnë, prokuroria duhet të mos vonojë më.

Të fundit