Flash News

KRYESORE

Tragjike: Diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, portieri shqiptar braktis futbollin

Tragjike: Diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, portieri shqiptar

Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri, mori lajmin më të keq të karrierës së tij. Ai pranoi publikisht se vuan nga tumori në stomak.

"Gardiani i portës" do të shkëputet për disa kohë nga futbolli për t’iu nënshtruar kimioterapisë. 31-vjeçari duket besimplotë dhe ka shpresë për t'u shëruar.

“Jam diagnostikuar me tumor në stomak. Kam nisur kimioterapinë dhe besoj plotësisht se do t’ia dalë mbanë.

Unë që prej muajit nëntor nuk jam stërvitur me skuadrën për shkak të këtij problemi shëndetësor. Nuk do të stërvitem edhe për dy muaj. Nëse puna shkon mirë, atëherë në mars do të rikthehem në fushë”, shprehet Beqiri.

Të fundit