Flash News

KRYESORE

Tragjike në Itali, Covid-19 shuan një familje brenda javës  

Tragjike në Itali, Covid-19 shuan një familje brenda javës  

Një familje italiane prej katër anëtarësh u shua në mënyrë tragjike nga virusi Covid-19. Vdekjet e tyre erdhën njëra pas tjetrës brenda një jave.

Mediat shkruajnë se fillimisht humbi jetën Alfredo Bertucci, 86 vjeç, nga rajoni verior i Lombardisë, javës që shkoi, vdekje që u pasua pak ditë më vonë nga gruaja e tij dhe dy djemtë, Daniele, 54 vjeç dhe Claudio, 46 vjeç.

Alfredo ishte një farkëtar i mirënjohur, i cili ua kishte trashëguar zanatin edhe djemve të tij.

Lombardia është rajoni më i goditur në Itali nga virusi, kurse Italia shteti më i goditur në Evropë, i cili ka regjistruar deri tani mbi 13 mijë viktima.

Të fundit