Flash News

KRYESORE

Trajleri përplas autobusin në aksin rrugor Librazhd- Qafë-Thanë, humb jetën një person

Trajleri përplas autobusin në aksin rrugor Librazhd-

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë.

Sipas policisë, një automjet tip trajler është përplasur me një autobus, për shkak të lagështirës në rrugë.

Nga përplasja humbi jetën një grua 82-vjeçare, si dhe u plagosën dy të tjera. Këto të fundit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit